25 Tetor 2021

Ambasadori i Britanisë Nicholas Abbott vizitoj ATK-në

Prishtinë, 17 qershor - Sot ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z.Nicholas Abbott ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ritheksimi i mbështetjes nga ana e shtetit Britanik, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm më fokus në zhvillimin profesional të hetimeve tatimore, në të cilën pjesë në vazhdimësi ATK ka pasur përkrahje, si në avancimin e ekspertizave po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre.  

Ndër të tjera, ambasadori Abbott uroi edhe njëherë drejtorin Murtezaj për rikthimin e tij në ATK, si dhe shprehi gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes aty ku kanë mbetur, në zhvillimin e projekteve për institucionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)