28 Tetor 2021

Ambasadori i BE-së Szunyog viziton projektet e financuara nga BE në Gjakovë

Gjakovë, 17 qershor - Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog do të vizitojë dy projekte të financuara nga BE në Gjakovë.

Ngjarja Biznes me biznes (B2B) e Projektit TIK-u për Zhvillim në Kosovë, si dhe hapjen zyrtare të Dyqanit të Bamirësisë në Gjakovë, si pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja, Dyqani i bamirësisë për punësim të të Rinjve dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Vizita është pjesë e fushatës “For You, With you'' të BE-së në Kosovë, e cila synon të promovojë ndikimin real të mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën në përmirësimin e jetës së njerëzve të Kosovës.

Projekti TIK-u për Zhvillim në Kosovë është projekt i vazhdueshëm që synon të zhvillojë konkurrueshmërinë e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës, duke mbështetur zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë, duke çuar drejt krijimit të vendeve të reja të punës.

Ngjarja lokale B2B synon të bëjë bashkë bizneset e TIK-ut me prodhuesit e tekstilit dhe kompanitë bujqësore, për të hulumtuar bashkë mundësitë inovative të biznesit.

Nga ana tjetër, Dyqani i Bamirësisë për Punësimin e të Rinjve dhe Mbrojtjen e Mjedisit synon t'u ofrojë të rinjve mundësi punësimi, të kontribuojë në mirëqenien e njerëzve në nevojë në rajonin e Gjakovës, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)