25 Prill 2024

Ambasadori De Riu konfirmon gadishmërinë e përkrahjes për ATK-në

Prishtinë, 27 janar - Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu së bashku me ekspertët nga Guarda Di Financa kanë takuar sot drejtorin e ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ku diskutuan për përkrahjen që ambasada italiane mund t’i ofroj ATK-së.

Me theks të veçantë palët folën për ngritjen e kapaciteteve profesionale për stafin e ATK-së.  

Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj njoftoj diplomatët italianë rreth sistemit tatimor në Kosovë, zhvillimeve dhe reformave të fundit që janë bërë në ATK, ku njëherit kërkoj nga ambasadori De Riu që t’i ofrohet mbështetje me projekte konkrete, të cilat janë me interes për ATK-në.

Gjatë këtij diskutimi drejtori i ATK-së njoftoi ambasadorin rreth kushteve të favorshme për investitorët e huaj që ofron sistemi tatimorë i Kosovës.

Ambasadori De Riu konfirmojë gadishmërinë për të analizuar dhe shqyrtuar mundësitë e përkrahjes dhe mbështetjes për institucionin e ATK-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)