19 Prill 2024

AKR kërkon nga EULEX-it veprime konkrete

Prishtinë, 2 korrik - Lidhur me raportet e auditorit të pavarur dhe komentet rreth tyre, Aleanca Kosova e Re (AKR) e konsideron deklaratën e ditës së djeshme të ministrit Famtir Limaj jo serioze dhe lojë me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Kosovës duke i marrë parasysh hetimet që janë kryer në ministrinë që ai drejton.

"Ne i qëndrojmë besnike deklaratës për dorëheqjen e Limaj që ditën kur kanë filluar hetimet. Konsiderojmë se tërheqja e tij nga posti do t’i lehtësonte hetimet dhe nuk do të paraqiste pengesë apo ndërhyrje në hetime, siç është rasti me deklaratat e fundit", ka deklaruar nenkryetarja e AKR-së, znj. Mimoza Kusari-Lila.

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë sipas saj është kthyer në betejë politike në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, e gjithë kjo në dëm dhe në huti të popullit të Kosovës.

Nga ana tjetër Kusari ka thënë së AKR kërkon nga Prokuroria e EULEX-it që të mos japin deklarata politike dhe afate arrestesh, por ta përmbyllë punën e vet pa politizime, ashtu siç i takon sistemit të drejtësisë.

Na vazhdimësi AKR ka prezantuar disa prej parregullsive më të rënda të evidentuara nga auditori i pavarur në komunat e Kosovës.

Kuasri ka theksuar se raporti i pavarur i auditorit të përgjithshëm të komunave të Kosovës, në përgjithësi ka treguar për një mori problemesh dhe ngecjesh të cilat janë evidente në këto komuna.
 
Aleanca Kosova e Re, është thellë e brengosur për këtë problem dhe vlerëson se keqmenaxhimet në nivelin lokal në Kosovë janë rrjedhojë e mungesës së kapacitetit profesional, normave të pazbatuara të etikës dhe shpeshherë shkelje dhe mosrespektim të ligjeve në fuqi.

Karakteristika te përbashkëta të raporteve të auditorit në Komunat: Gjakovë, Pejë, Deçan, Ferizaj, Klinë, Istog, Prishtinë, Prizren, Podujevë janë:

"Kur audituesi nuk është në gjendje të krijojë një opinion mbi pasqyrat financiare të marra në tërësi, për shkak të një pasigurie apo një kufizimi të qëllimit, kaq thelbësor sa një opinion i kualifikuar vetëm për disa aspekte do të ishte i papërshtatshëm, jepet një refuzim për të dhënë opinion. Formulimi i një refuzimi të tillë bën të qartë se nuk mund të jepet një opinion, duke specifikuar qartë dhe shkurt çështjet e pasigurta."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)