02 Tetor 2022

AKP, ultimatum 4 NSH-ve të privatizuara me spinoff special

Prishtinë, 26 shkurt - Dje, Bordi i Drejtorëve të Agjencisë mbajti takimin e 19 të radhës ku edhe u shqyrtua opsioni i tërheqjes së aksioneve për 4 ndërmarrje të privatizuara më parë me metodën spin-off special (Hotel Grandi, IDG Tabako, Miniera dhe Industria e Magnezitit-Golesh, dhe Miniera dhe Industria e Magnezitit-Strezovc), për shkak të përmbushjes jo të kënaqshme të zotimeve për investime dhe punësim.

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, të miratuar në mbledhjen e kaluar, Bordi i Drejtorëve i AKP-së, mori vendim për shpërndarje të pjesshme të 20 për qindëshit për punëtorët e nëntë ndërmarrjeve (Ramiz Sadiku - Prishtinë, KHT Kosova - Prishtinë”, Energomontimi - Prishtinë, 16 Qershori - Deçan, Aromatik - Prizren, Ramiz Sadiku - Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore - Keqekollë, Stacioni Bujqësor –Gjakovë dhe  Kosovatrans - Kamenicë).

Bordi i Drejtorëve mori vendimin për aprovimin e valës 43 të privatizimit, ku parashihet të privatizohen 15 ndërmarrje të reja në mesin e të cilave është ri-tenderimi i ndërmarrjes së re “Llamkos” në Vushtrri, e  privatizuar më herët me spin-off special dhe pas dështimit të blerësit të përmbushë zotimet për investime dhe punësim, është bërë tërheqja e aksioneve, si dhe ndërmarrja e re “Hotel Sharr Dragashi” në Dragash.

Bordi i Drejtorëve i AKP-së, gjithashtu shqyrtoi kërkesat e Kuvendeve Komunale të Mitrovicës dhe Shtërpcës që nga vala 42 e privatizimit të tërhiqet ndërmarrja e re “Lux – ndërtesa administrative”, gjegjësisht ndërmarrja e re “Kasollja e vogël me trungje”, Murzhicë, Brezovicë.

Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave Bordi i Drejtorëve të AKP-së vendosi që të refuzohet kërkesa e KK të Mitrovicës lidhur me ndërmarrjen e re “Lux – ndërtesa administrative” dhe të vazhdohet me procesin e privatizimit, por që  privatizimi të kushtëzohet me atë që Blerësi t’i ruaj pamjen e jashtme dhe vlerat historike të objektit, nën monitorim e Komunës së Mitrovicës, ndërsa vendosi që të pranoi kërkesën e KK Shtërpce, duke u bazuar në faktin se vendi ku ndodhet kjo ndërmarrje është e përfshirë në Master Planin për privatizimin e Zonës Turistike “Brezovica”.

Gjithashtu në këtë takim u shqyrtua opsioni i tërheqjes së aksioneve për 4 ndërmarrje të privatizuara më parë me metodën spin-off special (Hotel Grandi, IDG Tabako, Miniera dhe Industria e Magnezitit-Golesh, dhe Miniera dhe Industria e Magnezitit-Strezovc), për shkak të përmbushjes jo të kënaqshme të zotimeve për investime dhe punësim. Pas diskutimit, Bordi vendosi që blerësve të këtyre ndërmarrjeve tu jap “shansin e fundit” që brenda 90 ditëve, të paraqesin planet dhe dinamikat bindëse për përmbushjen e zotimeve si dhe duke paraqitur dëshmi për sigurimin e mjeteve financiare për përmbushjen e këtyre zotimeve.

Në të kundërtën Bordi do të vendos që të procedohet me vazhdimin e ekzekutimit të opsionit për tërheqje të aksioneve. Me propozimin e menaxhmentit të AKP-së, Bordi i Drejtorëve mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm ndërmarrjen e re “Fabrika e Farës”  në Klinë, pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas kontratës së shitjes

Gjatë këtij takimi Bordi i Drejtorëve aprovoi  Raporti Vjetor i AKP-së për Kuvendin e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)