19 Prill 2024

AKP shpall likuidimin me shitje të aseteve

Prishtinë, 17 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sotzyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilattenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve tëmbajtur në prill, AKP ka njoftuar menaxhmentin e asete-ve dhe Komunatpërkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.

.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 2, përmban 30 Njësi.

Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 9 Qershor 2010

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 16 qershor 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për privatizim:


Njësia 1: Grafikos Dyqani në Kamenicë -  Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSH Grafikos që gjendet ne katin përdhese te nje ndërtese shumëkatëshe ne Kamenice, ne rrugën Adem Jashari, me sipërfaqe te përafërt prej rreth 28 m². 

Njësia 2: INTEGJ Shitorja A në Gjilan - Aseti i ofruar për shitje është shitore me sipërfaqe prej rreth 109m2 e cila ndodhet në katin përdhes të një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Esat Berisha”në Gjilan . Lokacioni  i shitores  gjendja teknike dhe faktet tjera  mundësojnë qe në këtë  objekt  të  zhvillohen  veprimtari të suksesshme afariste.

Njësia 3: INTEGJ Shitorja B në Gjilan - Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit me sipërfaqe prej rreth 34m² që ndodhet në anën e pasme të një ndërtese shumëkatëshe në rrugen “Esat Berisha”, në Gjilan, duke përfshirë edhe një sasi të konsiderueshme të produkteve të ndryshme të tekstilit.

Njësia 4: NSH Drenica – Vetëshërbimi dhe Salloni i Mobileve - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit të mundshëm  të blejë  një hapesire komerciale duke përfshirë dy dyqane dhe depo, me një sipërfaqe prej përafërsisht 218 m² ,që gjendet në një pjesë  atraktive të fshatit Runik,Komuna e Skenderajit  ne afërsi te rugës kryesore Mitrovicë – Pejë.

Njësia 5: Tokë Industriale UTVA Pejë - Kjo ofertë tenderi  ofron një mundësi të mirë për investim në  blerjen e tokës  industriale e cila ka qenë pjesë e kompleksit të Fabrikës së Konstruksioneve Metalike UTVA në sipërfaqe prej 5,406m² në parcelën nr. 4716/4, ZK Pejë që ndodhet në Zonë kadastrale (afër Tregut të Gjelbër) në Komunën Pejë.

Njësia 6: Tokё Bujqёsore Vitomericë, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e tokёs bujqёsore me sipёrfaqe rreth 05ha 17ari qё ndodhet në Zonёn Kadastrale Vitomericё,  nё Pejë.

Njësia 7: Dyqani “Extra” Pejë – Dyqani ”Extra” është i vendosur në një lokacion primar të qytetit të Pejës, në rrugën më të frekuentuar ”Mbretëresha Teutë” e njohur si zonë e biznesit. Historikisht, ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan tekstili me pakicë. Pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes e ka dhënë me qira personave privat dhe shfrytëzohet si kozmetikë dhe dyqan tekstili. Kjo shitje ofron objekte biznesi që përfshin përreth 60m² e regjistruar në fletën poseduese 1686, parcela 687/5 në Pejë.

Njësia 8: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Batushë A, Fushë Kosovë- Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 66, 380, 381, 383 në zonën kadastrale Batushë, me një sipërfaqe të përafërt prej 3ha 60ari 25m² .

Njësia 9: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Batushë B, Fushë Kosovë - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 531/1, 564, 565, 572, 574, 690, 691, 722/1, 741 dhe 747 zona kadastrale  Batushë, me një sipërfaqe të përafërt prej 5ha 21ari 37 m².

Njësia 10: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Miradi e Epërme, Fushë Kosovë - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 3, 6/1, 6/2, 6/4 dhe 9 zona kadastrale  Miradi e Epërme, me një sipërfaqe të përafërt prej 4ha 50ari 16m2 .

Njësia 11: NSH Kosova Tokë Bujqësore A Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 91, 92, 93, 94, 95/1, 95/4 në zonën kadastrale Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 14 ha 11ari 19 m2 .

Njësia 12: NSH Kosova Tokë Bujqësore B Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 86/3, 86/4, 86/5, 89/1, 89/2 në zonën kadastrale Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 14ha 15ari 54m2 .

Njësia 13: NSH Kosova Tokë Bujqësore C Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 350/1, 350/3, 352/2, 353/2 dhe 353/5 zona kadastrale  Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 5ha 43ari 22m2 .

Njësia 14: NSH Kosova Tokë Bujqësore D Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 393, 394,395,396,397,398,399,400,401,402 dhe 403/1 zona kadastrale  Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 16ha 89ari 42m2

Njësia 15: NSH Kosova Tokë Bujqësore E Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 343/1, 343/2 dhe 344 zona kadastrale  Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 11ha 22ari 34m2 .

Njësia 16: NSH Kosova Tokë Bujqësore Vrellë, Lipjan - Toka përfshinë ngastrën nr.116/3,117/1,118/1,120,121,122/1,123/2,123/3,125/1,126,129/3 zona kadastrale Vrellë me një sipërfaqe prej përafërsisht 37ha 86ari 04m2 .

Njësia 17: Magjistrala Carralevë - ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 16716 m2 në fshatin Carralevë, Komuna e Shtimes. Kjo njësi posedon të gjitha paisjet për prodhimin e asfaltit.

Njësia 18:  Magjistrala Gurrakoc - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 1601 m2 në fshatin Gurrakoc,  Komuna e Istogut. Vetëm toka është pjesë e këtij tenderi dhe nuk ka asete tjera të lëvizshme.

Njësia 19: Duhani Prizren i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e tokës prej  përafërsisht 148 m2 në të cilën gjendet një ndërtese dykatëshe në Rrugën Remzi Ademi në Prizren.

Njësia 20: Germia Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë lokalin afarist i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese duke përfshi edhe podrumin me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 281.83 m2 në vendin e njohur si “Kurrizi mbi Plato” në  Lagjen Dardania, Prishtinë.

Njësia 21: Urata Ndërtesa Administrative i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë ndërtesën afariste i cili gjendet në një pjesë shumë atraktive të Prishtinës, në Lagjen Dardania, (Rr. Tirana p.n.)  dhe përfshinë tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2520 m². Ndërtesa është në gjendje shumë të mirë dhe është shumë atraktive për ndonjë aktivitet afarist dhe/apo si objekt administrativ.

Njësia 22: Urata Supermarketi Nr. 14 - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 195 m² i cili gjendet në rr. Zahir Pajaziti në Podujevë. Lokali është shumë atraktiv për aktivitete afariste.

Njësia 23: Urata Supermarketi Nr. 15 i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 326 m2 dhe lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 185 m² I cili gjendet në Lagjen Taslixhe, Prishtinë. Lokali është shumë atraktiv për aktivitete afariste.

Njësia 24: Fabrika e Letrës Toka Lipjan - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë vetëm sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 2410 m2 në Zonën Kadastrale Lipjan. Vetëm toka është pjesë e këtij tenderi.

Njësia 25: NSH Komuna Shitorja nr. 2 në Prishtinë - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 303.60 m², e cila gjendet në adresë: “Sheshi Zahir Pajaziti” (ish “Sheshi i Republikës” nr.2 - prapa Hotelit Grand), Prishtinë.

Njësia 26: NSH Komuna Shitorja nr. 3 në Prizren, NSH Komuna - ofron për shitje një shitore me me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 42,72 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Jeronim De Rada” p.n. (“Qendra Zejtare SHTRUMFAT”),Prizren.

Njësia 27: NSH NIN Ramiz Sadiku Kompleksi Afarist – Ortakoll –  ofron për shitje kompleksin afarist i cili përmban gjashtë (6) lokale afariste, korridorë dhe shkallët me sipërfaqe të përgjithshme prej 358.96 m².Të cilat gjenden në Ortakoll, Prizren.

Njësia 28: NSH IFK Farmakos Shitorja në Prishtinë  – ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 100.15m², e cila gjendet në katin përdhesë të ndërtesës shumkatëshe tek “Sheshi i Republikës” 2 lokali nr. 2 (Shopping II, mbrapa Hotel “Grand-it) në Prishtinë.
 
Njësia 29: NSH Banesa Tre Shitore në Ortakoll IV, L/2A, Prizren – përfshinë tre (3) shitore për shitje me sipërfaqe të përgjithshme prej 109.06 m² dhe bodrume me sipërfaqe të përgjithshme prej 68.29 m2, që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2A, Prizren.

Njësia 30: NSH Banesa Dy Shitore në Ortakoll IV, L/2B, Prizren – përfshinë dy (2) shitore për shitje me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.44 m² dhe bodrum me sipërfaqe të përgjithshme prej 34.05 m2, që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2B, Prizren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)