20 Prill 2024

AKP ndeshkon Grandin, Tabocon, Xim Stezovc dhe Xim Goleshin

Prishtinë, 29 korrik - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës të mbajtur dje ka bërë një hap të rëndësishëm në përshpejtimin e shpërndarjes së shumës 20 për qind që u takojnë punëtorëve të ligjshëm prej të hyrave nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në këtë mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe konfirmoi përkushtimin se shpërndarja e 20 për qindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muaj që vijnë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shqyrtuar edhe një herë gjendjen në katër ndërmarrjet e privatizuara me metodën spin-off special (Hoteli Grand, IDGJ Tobaco, XIM Strezovc dhe XIM Golesh), të cilat nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës së nënshkruar.

Agjencia, meqë ka konstatuar mos përmirësim të situatës në këto ndërmarrje, do të vazhdoj me aplikimin e ndëshkimeve për mos përmbushje, e që deri më datën 31.05.2010 kapin shumën totale 18,550,773€.

Agjencia do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore, në mënyrë që të inkasoj ndëshkimet financiare në baza mujore për diferencën e papërmbushur të zotimeve. 


Gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi aprovoi Raportin Tremujor për Kuvendin e Kosovës për periudhën prill-qershor 2010, në bazë të nenit 20.1 të Ligjit nr. 03/L067 mbi themelimin e AKP-së.

Kjo është mbledhja e 24 me radhë dhe punimet e Bordit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)