29 Mars 2024

AKP kërkon hetime nga prokuroria për fondin e privatizimit

Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka kritikuar Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), që është nuk duke kthyer fondin e privatizimit në Kosovës, por është duke e lënë jashtë vendit me një interes 0.1 %. Asanaj publikisht ka kërkuar ndihmën e Kuvendit dhe prokurorisë për çështjen e fondit të privatizimit. “Unë besoj që rreth mjeteve të privatizimit duhet të interesohen, Kuvendi, komisionet parlamentare, ndoshta edhe Prokuroria”, është shprehur Asanaj. 

 

Asanaj, ka deklaruar se AKP-ja i ka dërguar 6 letra Bankës Qendrore të Kosovës për kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, mirëpo ende nuk kanë marr asnjë përgjigjAsanaj ka deklaruar se në bazë të ligjit.

 

Ai ka bërë të ditur se është marr një vendim vitin e kaluar që këto mjete të kthehen në Kosovë, por ende nuk është ndonjë përgjigje nga BQK-ja. Sipas tij ky fond vazhdon të qëndroj jashtë për një interes 0.1 %, ndërsa bankat komerciale në Kosovë japin kamata marramendëse prej 12 deri në 15 %.

 

"Ne gjithmonë kemi thënë se dëshirojmë të kemi transparencë, ne jemi ata përgjegjës dhe presim një përgjigje nga Banka Qendrore. Nuk e dimë se ku mjetet janë dhe në çfarë kushte janë por vetëm dimë se janë në total 460-480 milion dhe marrim interes 0.1 % çka do të thotë kjo se bankat komerciale vendore japin me një kamat marramendëse prej 12 deri në 15 % ndërsa ne marrim interes 0.1.

 

Mendoj se për mjetet e privatizimit duhet të interesohen edhe organet tjera siç është Kuvendi, Komisioni i Buxhetit për Financa ndoshta edhe Prokuroria”, ka thënë Asanaj. Zyrtarët e AKP-së sipas tij nuk kanë hasur në ndonjë dokument që dikush ka vendosur që ato mjete të shkojnë jashtë Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)