18 Prill 2024

AKP-ja përfitoi 22 milion euro nga shitja në valën e 45-A

0Prishtinë, 27 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit, (AKP) shtoi edhe 22 milion e 677 mijë e 289 euro në buxhetin e vetë nga shitja e ndërmarrjeve përmes valës së 45-A.

Cmimi më i lartë ishte 8 milion e 199 mijë e 999 euro, që u dha  për ndërmarrjen e re “Hotel Onix, Banja e Pejës” dhe “Ilixhe”, shpk.  Ndërsa çmimi më i vogël ishte 51 mijë euro për ndërmarrjen “Remont Servisë”.

Për privatizimin e disa ndërmarrjeve i mbeti bordit të AKP-së të vendos për shkak se kishte vetëm nga një ofertues. Në shumë ndërmarrje u paraqit vetëm një ofertues potencialë dhe oferta mbeti për rishqyrtim.

Ndërmarrja e re “Fabrika e Duhanit”, u shit për 482 mijë euro dhe pati vetëm 3 ofertues.
Ndërmarrje e re “Zdrukthëtaria”, u shit për 252 mijë euro dhe pati katër ofertues.

Ndërtesa e Administratës në Suharekë u shit për 251 mijë e 222 euro, që ishte edhe çmimi më i lartë, ndërsa çmimi më i vogël që u dha për këtë ndërmarrje ishte 122 mijë euro.

Ndërsa “Hotel Onix Banja e Pejës”, ofertuesi më i shtrenjtë i dha 8 milion e 199  mijë e 999 euro dhe kishte edhe dy ofertues të tjerë që dhanë çmimin njëri 7 milion dhe i fundit 5 milion e 151 mijë euro.

AKP-ja përmbylli valën e 45 A të privatizimit më 22 milion e 677 mijë e 289 euro ndërmarrje të shitura. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)