23 Prill 2024

AKP emëron Suzana Surdullin zëvendëskryesuese të bordit

Prishtinë, 20 gusht - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të  AKP-së.

Megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, Bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së. Në këtë mbledhje Bordi diskutoi mbi themelimin e Komitetit të Auditimit; mbi themelimin e Komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që znj. Suzana Dautaj Surdulli të emërohet Zëvendës Kryesuese e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)