07 Gusht 2022

AKK dhe EULEX-i nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 6 prill - Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin ekzekutiv të Policisë së EULEX-it marrëveshje kjo e cila ka për qëllim shkëmbimin e informacionit.

Po ashtu sipas zyrtarëve të AKK-së qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të shtohet bashkëpunimi dhe koordinimi në shkëmbimin e informatave lidhur me hetimin dhe zbulimin e pastrimit të parave, korrupsionit, krimit ekonomik, krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tjera të rënda.

Në njoftimin e Zyrës për informim të AKK-së, thuhet se kjo marrëveshje shtjellon procedurat, kushtet dhe kriteret për lehtësimin e shkëmbimit të informatave ndërmjet Departamentit të EULEX-it dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Hamit Basholli dhe shefi i Departamentit ekzekutiv të Policisë së EULEX-it James Albrecht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)