29 Mars 2024

AKB: Janë rritur pagat dhe numri i të punësuarve

Prishtinë, 29 shtator - Në vitin 2008 paga mesatare mujore ishte 247 euro, ndërsa në vitin 2010, 292 euro. Ndërsa pagat sipas sektorëve dhe pronësisë gjithashtu kanë shënuar rritje.

Paga publike mesatare gjatë 2008 ka qenë 249 euro, ndërsa në vitin 2010, 268 euro, që tregon për një rritje. Ndërsa paga mesatare në sektorin privat gjatë 2008 kanë qenë 243 euro, që është rritur në vitin 2010 në 303 euro.

Këto të dhëna i ka publikuar Aleanca Kosovare e Biznesit, (AKB), gjatë një hulumtimi që e ka realizuar me 940 biznese private, 212 biznese familjare dhe 35 institucione publike, të quajtur “Hulumtim mbi nevojat e tregut të punës”.

Në hulumtimin e AKB-së thuhet se ka pasur edhe rritje të punësimit nga viti në vit. Mostrën që e ka marrë nga ato kompani, AKB-ja ka konstatuar se nëpër këto ndërmarrje ka pasur rritje të numërit të punëtorëve nga 12764, n    ë vitin 2008 dhe 14372, në vitin 2009, që i bie se numri i punëtorëve nëpër ndërmarrjet që është marrë mostra ka qenë 12.6 për qind rritje të numrit të punëtorëve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ka shumë sektor që ka specifika të kërkimit të punëtorëve që është paraqitur si problem në të ardhmen, sepse këta punëtor nuk i ka tregu i Kosovës. Sipas tij, punëtorët më të shpeshtë që kërkohen në treg janë: punëtor për tregti me shumicë dhe pakicë, punëtor për riparimin e mjeteve motorike që e përbëjnë 36 për qind të të punësuarve në Kosovë.

“Nga hulumtimi është theksuar se punëdhënësit kanë vështirësi të gjejnë punëtorë në sektorin e tjerrës. Tjetër profesion që mungon në Kosovë dhe punëdhënësit kanë vështirësi t’i gjejnë janë edhe pastrues i rrugëve, vozitës i motoçikletës, minator, kuzhinier, drejtues i kamionëve të rëndë etj”, tha Shahini.

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, (MPMS), Nenad Rashiç tha se ky hulumtim është inkurajues sepse ka rritje të vendeve të punës. Ai lavdëroi AKB-në për punën e kryer, mirëpo tha se ende është problemi kryesor papunësia.

“Ne nuk kemi shkop magjik që t’i punësojmë të gjithë sepse situata është asi soj, mirëpo hulumtimet tregojnë se ka indikacione pozitive në hapjen e vendeve të punës”, tha Rashiç.

Në anën tjetër, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, (MEF), Ahmet Shala tha se këto shifra konfirmojnë se politikat e punësimit janë të drejta dhe po funksionojnë. Ai tha, se rritja e pagave dëshmon se Kosova është në rrugë të mirë drejt integrimit evropian.

“Kosova po synon integrimin evropian dhe njëra prej kushteve është pagat standarde dhe kjo po dëshmohet se Kosova është në rrugë të mirë”, tha Shala.

Ndryshe hulumtimi i AKB-së tregon se vendet e punës sigurohen nëpërmes shpalljeve publike, përmes institucioneve të shkollimit dhe aftësimit, përmes të afërmeve apo miqve etj.

Paga më e lartë që është konstatuar nga hulumtimi i AKB-së është në sektorin e ndërmjetësimeve financiare që arrin në 441 euro, pas saj renditet paga në furnizimin me gaz, rrymë dhe ujë që arrin pagën në 371 euro, ata që bëjnë tregti me shumicë dhe pakicë kanë rrogën mesatare 344 euro. Rroga më e ulët është 244 euro në bujqësi, pylltari dhe gjueti.

Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)