25 Prill 2024

Afrika regjistron 190 miliardë dollarë humbje për shkak të COVID-19

Johanesburg, 25 qershor - Presidenti i Bankës Afrikane për Zhvillim (AfDB), Akinwumi Adesina  bëri të ditur se pandemia e COVID-19 i ka shkaktuar 190 miliardë dollarë humbje ekonomisë afrikane.

Presidenti i Bankës, Adesina gjatë fjalimit në Takimin Vjetor AfDB 2021 të mbajtur online tha se pandemia ka shtyrë 30 milionë njerëz drejt varfërisë ndërsa rreth 39 milionë njerëz të tjerë mund të bëhen të varfër deri në fund të 2021.

Ai tha se AfDB ka ndërmarrë hapa të shpejtë në ekonomitë afrikane duke lëshuar bono me ndikim social prej 3 miliardë dollarësh në tregjet globale të kapitalit.

Banka gjithashtu njoftoi një instrument të Reagimit ndaj krizës prej 10 miliardë dollarësh.

"Ne kemi siguruar 28 milionë dollarë për Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Ne shpëtuam jetë dhe mjetet për sigurimin e nevojave të jetës", theksoi Adesina.

Ai shtoi se kontinenti po rimëkëmbet me një rritje mesatare të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.4 për qind në 2021.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)