19 Prill 2024

AAK: Qeveria injoron mërgimtarët

Prishtinë, 7 prill - Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë cilësuar si tepër të vonuara reagimet e Qeverisë së Kosovës ndaj ndërprerjes së pensioneve të kosovarëve nga shteti zviceran, duke thënë se ekzekutivi po tregohet i pa interesuar dhe indiferent ndaj mërgimtarëve.

Në një konferencë për media të mërkurën nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me shkëputjen e marrëveshjes për sigurimet pensionale dhe invalidor me Zvicrën, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill.

“Ky paralajmërim për një vit dhe absolutisht një reagim nga ana e Qeverisë sonë, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është treguesi më i mirë, se nuk po zgjohet nga gjumi kjo qeveri për të kuptuar se ka detyrim ndaj qytetarëve të vet. Po ashtu, e kemi ambasadën që funksionon atje dhe nuk bëhet një lidhje e mirë mes institucioneve tona dhe institucioneve zvicerane”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet vendi do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me vendimin e Zvicrës për heqjen e pensioneve nga 1 prilli i këtij viti do të preken mbi 170 mijë bashkatdhetarë që veprojnë dhe punojnë në Zvicër dhe familjarët e tyre që jetojnë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)