18 Prill 2024

AAK kritikon Qeverinë për ndarje të buxhetit për komuna

Prishtinë, 8 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Departamenti për Pushtet Lokal ka lëshuar një njoftim ku kritikon Qverinë e Kosovës dhe koalicionin qeverisës për mos ndarje të buxhetit për komunat ku udhëheqë AAK.

“Tani më është evidente se investimet kapitale të alokuara përmes buxhetit 2010 kanë qenë dhe janë kryesisht të drejtuar në komunat ku udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, duke diskriminuar në këtë mënyrë komunat që udhëhiqen nga partia kryesore opozitare AAK-ja dhe duke dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve të cilët përmes kontributeve të tyre mbushin arkat buxhetore anekënd Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.


Me këtë rast, AAK paralajmëron Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ketë kujdes të veçantë në planifikim e buxhetit, në mënyrë që investimet sektoriale nëpër komuna dhe shpërndarja e mjeteve prej ministrive të linjës të mos shkoj vetëm në komunat në të cilat partia/koalicioni në pushtet favorizon komunat në të cilat qeverisë.

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, në planin buxhetor kjo qeveri ka treguar mangësi dhe joefikasitet të theksuar në disa drejtime.
Departamentit për Pushtet Lokal
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)