28 Mars 2024

925 milionë njërëz të uritur në gjithë botën

Romë, 12 tetor - Në të gjithë botën më shumë se 900 milionë njerëz  vazhojnë të jenë të uritur dhe në 29 vende gjendja është serioze ose edhe më e rëndë.

Këto janë rezultatet kryesore të të ashtuquajturit indeksi i të uriturve në botë që u publikua tani.

Vendet me rezultate më të ulta janë në Afrikë dhe në Saharnë jugore.

Republika Demokratike e Kongos  është në krye të listës e pasuar nga Burundi, Eritrea dhe Çadi.

Edhe vendet e Azisë jugore janë problem, thuhet në raportin e publikuar nga Organizata për luftimin e urisë në botë.

 Presidentja gjermane e kësaj organizate Bärbel  Dieckmann kërkoi nga ndihmat për zhvillim të qeverisë federale më shumë investime për zhvillimet bujqësore dhe për arsimin.

Mungesa e ushqimit dhe luhatjet e çmimeve  të mallrave ushqimore  janë po ashtu në qendër të konsultimeve njëjavore të Komisionit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO, në Romë.

Organizata e ndihmave për zhvillim  bën thirrje për ndalimin e spekullimeve financiare në rritje me ushqimet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)