23 Tetor 2021

Viti 2009 ishte shumë i mirë për prodhuesit e fruta-perimeve

Xerxë, 31 mars – Në përputhje me përpjekjet për të rritur aftësinë konkurruese të sektorit privat të perimeve në Kosovë, Programi për Ndërmarrje Private të Kosovës i USAID-it organizoi një konferencë me këtë fokus më 31 mars 2010.

Objektivi i Konferencës së para-sezonit të perimeve ishte të trajtonte çështje me rëndësi për këtë sektor.  Folësit kryesorë u përqendruan në atë se si bizneset mund të përgatiten për konkurrencë më të mirë lokale dhe rajonale duke kuptuar kërkesat e tregut për cilësi të produktit dhe të përpunimit pas vjeljes.  Paneli i diskutuesve nga radhët e blerësve të specave përfshinte përfaqësues të kompanive të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe përpunuesve të specave nga Kosova dhe Shqipëria.  

“2009 ishte një vit shumë i mirë për prodhuesit e specave me çmime për tregun e freskët deri në 35 centë për kilogram dhe speca për përpunim deri në 22 centë për kilogram.  Edhe pse 2010 nuk jep asnjë garanci për çmime, prodhuesit mund të reduktojnë çmimet i siguruar tregut produkte më cilësi” tha John MacKillop, Drejtor i Konkurrueshmërisë Bujqësore pranë Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës.  

Një tjetër objektiv i Konferencës për Fruta dhe Perime ishte promovimi i krijimit të rrjeteve afariste mes pjesëmarrsve të kësaj conference.  Në konferencë morën pjesë mbi 100 partnerë të interesit, që përfaqësonin prodhues dhe përpunues lokalë dhe rajonalë, agjenci qeveritare, akadëmikë, shitës me pakicë dhe shumicë si dhe palë të tjera të interesuara. 

USAID i jep përkrahje të plotë sektorit privat në Kosovë, duke patur si synim rritjen e aftësisë së tij konkurruese në vend dhe në rajon.  Promovimi i eksporteve të Kosovës dhe ndihma teknikë që përfshin teknologjinë e re janë pjesë e përpjekjeve të USAID-it, që implementohen përmes Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës. 

Programi për Ndërmarrje Private të Kosovës i USAID-it është një nismë katër vjeçare që ka nisur në tetor 2008 dhe synon të stimulojë aftësinë konkurruese të sektorit privat në ekonominë e Kosovës. Programi siguron ndihmë teknike për sektorë të përzgjedhur, përmes granteve dhe konsulencës, mbështet përpjekje për reformism të mjedisit nxitës për biznesin, fuqizon zhvillimin e fuqisë punëtore dhe trajnimet si dhe fuqizon shërbimet e biznesit dhe shoqatat. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)