20 Prill 2024

Vendet e Evropës Lindore me qëndrim të përbashkët për bujqësinë në BE

Sofje, 25 shkurt - Ministrat e resorit nga Bullgaria, Polonia, Çekia, Hungaria, Estonia, Lituania, Letonia dhe Rumania miratuan një qëndrim të përbashkët për reformën bujqësore në Bashkimin Evropian.

Ata këmbëngulin për një barazim të subvencioneve të prodhuesve agrarë. Barazimi nuk duhet të jetë për llogari të shteteve, të cilat janë nën nivelin mesatar të pagimeve direkte.

Aplikimi i paktit të gjelbër në bujqësi do të thotë një aplikim me të qëndrueshëm të kimikateve, një mbrojtje të rritur të tokës, ujit dhe ajrit, si dhe aplikim të masave ekologjike klimatike.

Standardet e reja kërkojnë shpenzime më të larta, të cilat duhet të llogariten gjatë pranimit të kuadrit shumëvjeçar financiar, i cili duhet të ruajë nivelet e veta nga periudha 2014-2020, thuhet në deklaratë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)