29 Mars 2024

USAID shënon sukseset e aktiviteteve bujqësor dhe rurale

Prishtinë, 10 dhjetor - Drejtoresha e Misionit të USAID Lisa Magno do të flasë në ngjarjen virtuale duke shënuar sukseset e aktivitetit të USAID Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).

 Me Znj. Magno do të jetë edhe Besian Mustafa, Ministër i Kosovës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ngjarja shënon mbylljen e aktivitetit dhe është planifikuar për sot në internet duke u transmetuar drejtpërdrejt përmes Facebook Live: https://www.facebook.com/mjedratnekosove.

Në mars 2015, USAID financoi aktivitetin Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale për të rritur produktivitetin bujqësor, tregtueshmërinë dhe gjenerimin e të ardhurave bujqësore, përmes rritjes së qëndrueshmërisë dhe konkurrencës së agrobizneseve të synuara të Kosovës në tregjet vendore dhe të eksportit.

Përgjatë gjashtë viteve të zbatimit të suksesshëm të projektit, qasja e USAID në zinxhirin e vlerës dhe në sistemet e tregut çoi në rritjen e shitjeve të produkteve të freskëta dhe të përpunuara bujqësore në 13 zinxhirët e saj të vlerës të pemëve dhe perimeve, bimëve të kultivuara mjekësore dhe aromatike dhe sektorin e qumështit në Kosovë me 165 milion dollarë.

Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale i USAID krijoi më shumë se 5,000 vende pune me orar të plotë dhe me orar jo të plotë (sezonal), punoi me 140 partnerë strategjikë, dhe lehtësoi hyrjet në 34 tregje të reja kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)