29 Mars 2024

USAID nis aktivitet të ri për përkrahjen e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 2 qershor - USAID nis programin e saj Mundësitë e Reja për Bujqësi, një aktivitet katërvjeçar i përcaktuar të përkrah zhvillimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në Kosovë.

Ky aktivitet do të shfrytëzojë  qasjen për  shtytje  në treg për të krijuar bazën e qëndrueshme bujqësore për eksport të vlerës së shtuar që do t’i ndihmojë  rritjen e prodhimeve bujqësore, eksportit dhe të hyrave rurale në Kosovë.

Për më tepër Mundësitë e Reja për Bujqësi do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e jetesës.

Kohëzgjatja e implementimit të projektit do të jetë katërvjeçare dhe objektivi kryesor i tij është rritja e prodhimtarisë bujqësore dhe rritja e eksportit të tyre.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë: Ministri i MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, Drejtoresha e Zyrës së USAID-it për Rritje Ekonomike në Kosovë znj. Mary Hobbs, Drejtori i programit “Mundësitë e reja për bujqësi” z.Martin Wood, si dhe përfaqësues të shoqatave prodhuese e përpunuese të fermerëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)