22 Tetor 2021

Transformohet deponia ilegale e mbeturinave në kodrën mbi Duhël, mbillen 50 drunj

Suharekë, 24 shtator - Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës, me prezencën edhe të kryetarit Bali Muharremaj, organizuam aksion për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël, me ç'rast u larguan dhjetra kamionë me mbeturina kryesisht inerte si dhe mbi 50 thasë mbetje nga vullnetarët.

Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone.

Komuna e Suharekës u zotua se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mirëmbajtjen e mjedisit. Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për "Ditën e Pastrimit të Botës".

Let's Do It u bënë thirrje të gjitha komunave, institucioneve të tjera gjegjëse si dhe qytetarëve që të vazhdojnë në përditshmëri angazhimin e tyre për mjedisin ku jetojnë e veprojnë.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)