25 Prill 2024

Thaçi: Bujqësia në mesin e prioriteteve kryesore

Prishtinë, 14 qershor - Sektori i bujqësisë përbënë një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportoj produktet për tregun e jashtëm - u tha ne konferencën dyditore me temë “E ardhmja e bujqësisë në perspektivën e zhvillimit ekonomik”, cila që organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në hapjen e kësaj konference ka qenë prezentë edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se gjatë mandatit tim të kaluar qeverisës, sektori i bujqësisë për herë të parë ka filluar të përkrahet në formë direkte nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

\"Ne kemi shumëfishuar përkrahjen financiare për prodhimtarinë bujqësore, si dhe kemi krijuar infrastrukturë mbështetëse për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet investimeve kapitale edhe në shumë sektorë të tjerë.\"

“Rritja e mbështetjes për bujqësinë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, kurse në planin tonë ekonomik për vitet e ardhshme sektorin e bujqësisë e kemi radhitur në mesin e prioriteteve kryesore të bazuar në vizionet e zhvillimit ekonomik të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në muajin prill. Këtij sektori do t’i ofrohet mbështetje më e madhe financiare në vitet e ardhshme”, ka thënë ai. Kurse ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci theksoi faktin se bujqësia dhe ekonomia e vogël janë dy fusha që Kosovës i ofrojnë mundësi reale dhe të shpejta për krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas tij, krijimi i një mjedisi të ri e të përshtatshëm agrobiznesor synon të rregulloj këtë tendencë me premisa të reja më të qëndrueshme zhvillimore.

“Krijimi i një klime për ide dhe iniciativa të reja përkatësisht krijimi i një sistemi që i përkrah dhe stimulon fermerët për të ndërmarr hapa konkret në lëmin e bujqësisë paraqet esencën e marrëdhënieve për zhvillimin e mentalitetit ndërmarrës dhe ky sistem nuk mungon, por nevojitet një orientim më i madh drejt kërkesave të tregut. Bujqësia kosovare në të kaluarën ka qenë e orientuar më shumë nga prodhimi tani është e orientuar nga tregu i cili vazhdimisht është duke u ndryshuar”, ka thënë ministri.

Ndërkaq përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë Ranjit Nayak ka përmendur disa çështje që e bëjnë sektorin e bujqësisë të veçantë dhe me potencial për të ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik.

“Kosova ka një sipërfaqe të madhe të tokave të kultivueshme dhe stimuluese për produktet e ndryshme. Së dyti ka një fuqi punëtore e cila është e re dhe e cila është duke u zhvilluar edhe më tej dhe përbënë një pjesë të madhe të popullatës rurale. Së treti e ka mundësinë për të eksportuar pa kurrfarë taksash me disa përjashtime të vogla në tregun evropian. Të gjitha këto përparësi që i keni bujqësia duhet të jetë një nga shtytësit e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Nayak.

Pas mbajtjes së konferencës është bërë edhe prezantimi i produkteve vendore nga kompanitë dhe fermerët me të mirë të Kosovës, përfituesit e granteve në vitin 2010, si dhe janë parë mundësitë për të krijuar lidhje midis profesionistëve të ndryshëm dhe palëve të interesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)