23 Prill 2024

Stavileci: S’ka ndalesë për eksport të rrushit

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka thënë se eksporti – importi i rrushit, përveç shtetit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në vendet e tjera nuk ekziston asnjë ndalesë apo kufizim për eksportimin e rrushit.

Ai ka thënë se nëpërmjet kontakteve me Shërbimin Doganor të Kosovës jemi siguruar që deri me tani nuk është importuar asnjë kilogram rrush për industrinë përpunuese të verës në vendin tonë.

Ai rithekson se Ministria e Bujqësisë, propozimin e saj për zgjidhjen e problemit të vreshtarëve dhe krijimin e lehtësirave për bodrumet e verërave, përkatësisht propozimin që t’ua subvencionojë çdo litër të verës së prodhuar në vitin 2009-të me nga 0.04 cent, nëse ndërmarrjet përpunuese të verës do të merrnin të njëjtën sasi të rrushit sikurse gjatë vitit të kaluar.

MBPZHR pret që ndërmarrjet përpunuese të kthejnë një përgjigje zyrtare dhe brenda kornizës së propozuar të gjendet një zgjidhje në mes të prodhuesve të rrushit dhe ndërmarrjeve përpunuese të verës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)