19 Qershor 2021

Sot shënohet Dita Botërore e Tokës

Prishtinë, 22 prill - Në Kosovë sikur edhe në gjithë botën sot me aktivitete të ndryshme shënohet Dita Botërore e Tokës, 22 Prilli , në të cilat do të marrin pjesë përfaqësues të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, nxënës, studentë dhe qytetarë të tjerë.

Shënimi i Ditës Botërore të Tokës nisi me një manifestim qendror që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e organizon të enjten në Amfiteatrin e ndërtesës së Re të Qeverisë së Kosovës (ish-Pallati i “Rilindjes”), ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, pastaj përfaqësues të OJQ-ve mjedisore, si dhe përfaqësues të kompanive që merren me grumbullimin, trajtimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Në Ditën Botërore të Tokës, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë do të bëjnë mbëltimin e fidanëve.

Iniciativës për shënimin e Ditës Botërore të Tokës do t’i bashkohen edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Komisionit për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, ambient dhe planifikim hapësinor, Naser Rugova bashkë me shumë deputetë do të mbëltojnë fidanë dhe do të mbjellin lule në oborrin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe përreth saj. Fidanë do të mbëltohen edhe në rrugën UÇK-së, në bulevardin “Nëna Terezë“ dhe në afërsi të Sheshit Skënderbe.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka informuar se ambasadori, Christopher Dell . Në kuadër të angazhimeve të tij për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, do të marrë pjesë në aksionin për pastrimin e shkallëve në Lagjen Arbëria në Prishtinë dhe për mbëltimin e fidanëve në afërsi të tyre.

Aksioni organizohet nga Ambasada e SHBA-ve dhe KUSA (Kosovë-Asociacioni Alumni i Shteteve të Bashkuara), në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë veprimtari e ndihmojnë edhe Ministra e Mjedisit, Ministra e Arsimit dhe Ministra e Bujqësisë, ndërsa në këtë aktivitet do të përfshihen vullnetarë nga Ambasada amerikane, nga KUSA dhe nga shkollat e mesme.

Edhe Vizioni Studentor i Universitetit të Prishtinës, në kadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, organizon aksion për pastrimin e hapësirës universitare.

Ndërkaq, Partia Ekologjike e Kosovës, në Ditën Botërore të Tokës, ka paralajmëruar se organizon protestë në shenjë të reagimit lidhur me degradimin e madh të tokës, mjedisit dhe të ekologjisë në hapësirat e Republikës së Kosovës, në veçanti në komunën e Kastriotit.

Protesta do të mbahet përballë institutit “Inkos” të KEK-ut te e ashtuquajtura “Lagjja e hirit”. Në protestë janë ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Kastriotit, si dhe mbështetësit e lëvizjes ekologjike dhe të mjedisit në Kosovë.

Edhe në Rahovec do të organizohet një protestë ku do të marrin pjesë nxënës të shkollës së Ratkocit \"Katër Dëshmorët”, anëtarë të klubit \"Ambientalistët e rinj\".

Dita Botërore e Tokës. 22 Prilli, shënohet në t[r[ bot[n. Me rastin e shënimit të kësaj dite, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon me një mesazh u ka bërë thirrje të gjithë qeverive, bizneseve dhe qytetarëve që t’i japin tokës respektin dhe kujdesin që ajo meriton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)