16 Prill 2024

Sot nis konferenca për të ardhmen e bujqësisë kosovare

Prishtinë, 14 qershor - Nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  sot do të nis konferenca dyditore “E ardhmja e bujqësisë kosovare në perspektivën e zhvillimit ekonomik”.

Kjo konferencë ka për qëllim që t’i grumbullojë të gjithë aktorët e fushës së bujqësisë, për t’i trajtuar problemet dhe për t’i shqyrtuar së bashku mundësitë për tejkalimin e tyre. Po ashtu, disa prej kompanive agropërpunuese, në hapësirën e sallës do t’i ekspozojnë edhe prodhimet e tyre vendore.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi,  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë Ranjit Nayak, u.d. Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë znj. Azza El Abd, u.d. Kryesuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun SINNO, si dhe palë tjera me interes.

Në ditën e parë të konferencës do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me profesionistë dhe palë tjera të përfshira në sektorin e drithërave, hortikulturës dhe blegtorisë, ku do të jepen edhe rekomandime për hapat e mëtutjeshëm që mund të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)