29 Mars 2024

Serbia pjesërisht pezulloi ndalesën për eksport të miellit

Beograd, 8 prill - Qeveria e Serbisë miratoi një dekret me të cilin mullixhinjve lokalë u lejohet që gjatë tre muajve të ardhshëm në tregjet e huaja të shesin 33.000 tonë miell apo 11.000 tonë në muaj.

Mullixhinjtë serbë me mahnitje e përshëndetën këtë dekret meqë në këtë mënyrë do të vazhdohet kontinuiteti i eksportit, prej të cilit dobi krahas mullixhinjve do të ketë edhe shteti.

“Mirë është që ndalesa për eksportin e miellit, që ishte e përshpejtuar dhe e miratuar brenda natës është mënjanuar dhe mirë është që për këto 15 ditë sa vlente ndalesa, industria e millit nuk pësoi dëm të madh material”, deklaroi drejtori i “Zhitopromet”, Predrag Gjuroviq.

Ai bëri të ditur se kompania e tij madje 40 për qind të të ardhurave i realizon nga eksporti në shtetet e ish-Jugosllavisë, Hungari, Rumani dhe Suedi.

Qeveria serbe mori vendim për import pa doganë të 100.000 tonëve grurë me qëllim që të arrijë stabilitetin e çmimit në tregun vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)