26 Prill 2024

Sektori i qumështit në 2012 do të mbështetet me 6 milionë euro

Prishtinë, 1 qershor - Sot në sheshin “Nëna Terezë”, u festua për herë të dytë Dita Ndërkombëtare e Qumështit, e cila në botë festohet që nga 1 qershori i vitit 2001, prej kur Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) e ka caktuar si Ditë Ndërkombëtare të Qumështit.

Nisma për festimin e kësaj date në Kosovë, në të dyja rastet është mbështetur nga MBPZHR-ja, USAID-i dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se sektori i qumështit është një nga tre sektorët strategjik të MBPZHR-së dhe në krahasim me vitet e kaluara, këtij sektori është duke iu kushtuar rëndësi shumë më e madhe.

“Ne, sektorit të qumështit i kushtojmë një rëndësi të veçantë dhe nëpërmjet përkrahjes financiare, e cila në vitin e kaluar arrinë në rreth 3 milionë euro, jemi fokusuar në ngritjen e fermave të reja, në përmirësimin e mekanizmave dhe pajisjeve bujqësore për ngritjen e standardit të cilësisë së qumështit dhe në zhvillimin e industrisë agropërpunuese. Në industrinë e përpunimit të qumështit, vitin e kaluar kemi edhe shtatë kompani përfituese, në vlerë përreth 2.8 milionë euro nga grantet e KE-së për përmirësimin e përpunimit dhe marketingut të produkteve të qumështit”, tha ministri Stavileci.

Ai shtoi më tej se, vitin e ardhshëm pritet që mbështetja financiare e MBPZHR-së për sektorin e qumështit të dyfishohet dhe të jetë mbi 6 milionë euro.

Mary Hobbs, Drejtoreshë e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se Kosova ka një përparësi natyrore për zhvillimin e sektorit dhe asistenca që kemi ofruar për fermat e bulmetit dhe sektorin e qumështit në përgjithësi, duke përfshirë edhe ndihmën për ta zhvilluar një industri moderne për përpunimin e qumështit, ka ndikuar edhe në rritjen e shitjeve dhe rritjen e numrit të të punësuarve.

Pjesëmarrëse në manifestimin e Ditës Ndërkombëtare të Qumështit, duke i ekspozuar produktet dhe nënproduktet e qumështit, ishin edhe nëntë ndërmarrje përpunuese dhe aktivitetet për promovimin e produkteve vendore të qumështit do të përcjellën tutje edhe nëpër pika të shitjes, nëpërmjet reklamave dhe fushatave sensibilizuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)