19 Prill 2024

Rusia ruan ndalesën për import të perimeve nga BE-ja

Moskë, 9 qershor - Rusia do ta ruajë ndalesën e importit të perimeve nga Bashkimi Evropian derisa BE-ja nuk i siguron të gjitha informacionet e nevojshme për prejardhjen dhe përhapjen e llojit krejtësisht virtual të bakterit E.Koli, nga i cili tashmë ndërruan jetën 20 njerëz nga Evropa.

Rusia të enjten e pezulloi tërë importin e perimeve dhe pemëve nga BE-ja, hap ky që nxiti kritika nga BE-ja se Rusia sillet në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Rusia, nga ana tjetër, akuzoi Brukselin për mungesën e informacioneve të mjaftueshme për prejardhjen e bakterit.

“Deri në këtë moment BE-ja nuk e qartësoi burimin e infeksionit, por informacionet barazohen me një statistikë të pastër për sëmundjen”, shprehet i dërguari i posaçëm i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)