19 Prill 2024

Qeveria përkrah fermerët me 2.7 milionë euro për kompensimin e dëmeve

Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim - vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milionë euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)