29 Mars 2024

PSD mbeshtetë protesten e nesërme të bujqëve

Prishtinë, 9 prill -  Partia Social Demokrate e Kosovës (PSD) e vlerëson të rëndë gjendjen në sektorin e bujqësisë, njërin nga sektorët me kyq të ekonomisë sonë,  i cili nuk po trajtohet me seriozitetin  dhe kujdesin e duhur nga Qeveria e Kosovës.

PSD-ja i mbështet plotësisht kërkesat e drejta të bujqve dhe fermerërve të Kosovës, kërkesat e të cilëve deri me tani janë injoruar dhe nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Ne i mbështesim edhe paralajmërimet për protestë të bujqëve dhe fermerëve si formë legjitime dhe demokratike për të sensibilizuar gjendjen e e rëndë në këtë sektor”, kanë thënë drejtues të PSD-së.

Qeveria aktuale sipas tyre nuk po tregon se e ka prioritete këtë sektor kyq të zhvillimit të vendit. Dëshmi e joseriozitetit të qeverisë në trajtimin që i bën sektorit të bujësisë sipas tyre janë edhe ndryshimet e fundit në Ministrinë e Bujqësisë,  kur largohet një ministër ekspert i kësaj fushe dhe në vend të tij emerohet një ministër që nuk ka ekspertizë për këtë sektor.

PSD-ja  ka evidentuar disa probleme të cilat po e pengojnë zhvillimin e bujqësisë siq janë:

- Degradimi dhe tjetërsimi i tokës punuse. Fondi i tokës punuese është duke u zvogëluar mesatarisht 1000 hektar në vit . Një shifër e tillë për një territor të vogël si Kosova është alarmante.

- Mungesa e subvencionimit të bujqësisë nga ana e qeverisë. Shpenzimet e mëdha për njësi te prodhimet –kg ne krahasim me vendet ne regjion për shkak te mossubvencionimit nga ana e shtetit.

- Cmimet e larta të farërave , pleherave dhe pesticideve. ( Vetëm për sigurimin e farërave shpenzohen 10 milion euro ).

- Importi i madh i produkteve bujqësore dhe konkurrenca jolojale për prodhuesit vendor.

- Siperfaqet e lëna djerrinë  ( diku rreth 20.000 hektarë ) .

- Mungesa e depove për ruajtjen e prodhimeve ne periudhen e verës.

- Mungesa e bashkëpunimit mes prodhueseve , përpunuesve dhe tregtuesve të produkteve bujqësore. Nuk ka nje shoqatë  që do te bënte ndërjmetësimin e këtyre hallkave. Shpesh ndodh qe të bëhet shkaterrimi i produkteve për mungesë tregu.

- Mungesa e sigurimit të prodhimeve bujqësore ne raste të fatkeqësive elementare ( bresheri , zjarri, era , vërshimet )

- Mungesa e kreditimit te prodhuesve bujqësor  me kamata të arsyeshme dhe me afate më të gjata kthimi. Mungesa e një agrobanke.

Rekomandimet e PSD-së

- Qeveria të trajtojë me seriozitetin e duhur  dhe me prioritet këtë sektor të rëndësishëm.

- Të mirren masa për ndaljen e degradimit dhe tjetërsimit të tokës bujqësore. 

- Qeveria të fillojë më subvencionimin e kulturave apo sipërfaqeve të mbjellura.

- Shteti të mbrojë prodhimet vendore dhe të garantojë një konkurrencë lojale.

- Të krijohet  një fond për raste emergjente i cili do të kompensonte bujqit në rast të dëmtimit nga  fatkeqësitë elementare.

- Qeveria të iniciojë formimin e një banke agrare që do t’u mundësonte bujqëve marrjen e kredive me kamata me të volitshme, të ngjashme si në rajon

- Të kërkohet garancion për kualitetin e farës, plehut dhe pesticideve që importohen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)