20 Prill 2024

Policia zhvillon aksion ne Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Prishtinë, 24 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës e cila është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Siç shihet në pamje, policët e maskuar me maska të zeza dhe kallashnikovë kanë rrethuar dikasterin dhe po kryejnë bastisje.

Sipas mediave në Prishtinë, autoritetet e rendit kanë arrestuar drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe disa punonjës të tjerë.

Sipas informacioneve arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje granteve dhe të subvencioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)