29 Mars 2024

Përtëritja e Tokës, të ngrejmë zërin për të shpëtuar Planetin

Prishtinë, 22 prill - Çdo vit, më 22 prill e gjithë bota feston Ditën e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

Gjatë Ditëve të Tokës në Kosovë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për rëndësinë e promovimit të ekonomisë së gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë tha se ideja për organizimin të Ditëve të Tokës në Kosovë erdhi nga ideja për të festuar jo vetëm Ditën e Tokës por, për të zgjatur festimin përtej një dite - për të shfrytëzuar këtë mundësi për të theksuar rëndësinë e veprimit publik në mbrojtjen e mjedisit dhe në zgjedhjen e një rruge më të qëndrueshme zhvillimi ndërsa shërohemi nga kriza e COVID-19.

 “Të gjithë duhet vepruar. Njerëzit duhet të frymëzohen dhe t'u jepen mundësitë për të vepruar. Ne duam të ofrojmë përvoja dhe ide se si të gjithë mund të kontribuojmë në avancimin e qëndrueshmërisë mjedisore në Kosovë.”

Omar Siddique, Shefi i Zyrës së UN-Habitat në Kosovë, theksoi: “Shpresojmë që festimet e Ditës së Tokës do të nxisin aleanca të reja dhe solidaritet të ripërtërirë për të rikthyer gjelbërimin dhe që e tërë shoqëria të pëpiqet për një mjedis karbon neutral."

"Kjo kërkon udhëheqje nga autoritetet qendrore por mund të realizohet vetëm nëse komunat veprojnë, angazhohet sektori privat dhe shoqëria civile dhe individët bëhen të gjithë partnerë. Jam i bindur që krizat binjake të COVID-19 dhe ndryshimet klimatike janë një moment i shkëlqyeshëm zgjimi për Kosovën.”

Tema e këtij viti është Përtëritja e Tokës Sonë. Në tërë botën, njerëzit do t’i bashkohen aktiviteteve për të pastruar mbeturinat, mbjellë pemë ose thjesht të reflektojnë mbi bukurinë e natyrës. Së bashku mund të bëjmë që çdo ditë të jetë Dita e Tokës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)