18 Qershor 2021

Pemëtaria edhe perimekultura të lirohen nga TVSH dhe doganat

Prishtinë, 11 maj - Në organizim të OEK-ut dhe partnerit të tij InterCoorporation, u mbajt tryeza e rrumbullaket mbi tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) të pemëve dhe perimeve te freskëta vendore.

Këshilltari në MBPZHR, Xhevat Lushi përmendi se përveç lehtësirave qe janë bere gjate viteve të kaluara që nga vitit 2004 nga TVSH dhe dogana janë liruar shumica e imputove bujqësore.  Ai i njoftoi të pranishmit se kjo ministri është duke bere përpjekje qe pajisjet të cilat përdoren edhe ne pemëtari edhe ne perimekulturë të lirohen nga TVSH dhe doganat.

Menduh Ibra këshiltar MEF, theksoi se ekziston ligji i aprovuar për TVSH-në, të cilit i nënshtrohen te gjitha subjektet juridike ne territorin e Kosovës pavarësisht nga fushëveprimtaria që ato mbulojnë.

Ai bëri të ditur, se këtyre ditëve në MEF është duke u diskutuar rreth politikave fiskale në sektor te ndryshëm te ekonomisë.

Ruzhdi Zenelaj, përfaqësues i ATK-së, tha se çdo material prodhues që ka të bëjë me bujqësi është i liruar prej TVSH-së, ndërsa produktet finale qe dalin nga bujqësia siç janë pemët dhe perimet, nuk janë te liruar nga TVSH-ja por tatohen me normën prej 16 %.

Në këtë takim ishin te pranishëm edhe prodhuesit dhe tregtarët e pemëve dhe perimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)