29 Mars 2024

Organizata gjermane HELP ndihmon bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Firkrim Damka me bashkëpunëtorët ka pritur sot një delegacion gjerman nga organizata joqeveritare HELP,  të prirë nga Timo Stegelman dhe znj.Nathalie Siegriht.


Në këtë takim është biseduar për grante të  zhvillimit ekonomik që organizata gjermane HELP do t’i  implementojë në Kosove. 


Duke marrë parasysh se shumica e granteve brenda këtij projekti do të jepen në sektorin e bujqësisë, pesha e takimit ka qenë me rëndësi edhe më të madhe, ngase përfaqësuesit e kësaj organizate e kanë parë të udhës që të informojnë ministrinë rreth objektivave zhvillimore të këtij projekti që do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, për të themeluar kështu sa më shumë biznese të vogla.


Zv.Ministri Damka, pasi ka falënderuar delegacionin gjerman për  interesimin e tyre që kanë  shfaqur për zhvillimin e bujqësisë kosovare, ai më pas  ka dhënë një shpejgim të gjerë përkitazi me rrjedhat në bujqësinë e Kosovës, duke shënjestruar sukseset e shënuara në realizimin e projekteve konkrete në mbështetje të fermerëve kosovarë.

 

Në takim është shprehur gatishmëria që të dyja palët të vazhdojnë bashkëpunimin gjatë periudhës vijuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)