28 Mars 2024

Mustafa u prezanton Unionit të Fermerëve Programin e prej 53 milionë euro

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa ka takuar sot Kryetarin e Unionit të Fermerëve të Kosovës, Amir Keqmezi për të diskutuar rreth programeve mbështetëse të MBPZhR-së për fermerët.

Ministri Mustafa i ka prezantuar Kryetarit Keqmezi, Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, që arrijnë së bashku një shumë prej 53 milionë euro, të cilat do të mbështesin shumë fermerë e agrobiznese vendore, për të zhvilluar edhe më shumë sektorin e tyre.

Në anën tjetër, Kryetari Keqmezi ka falënderuar ministrin Mustafa për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)