29 Mars 2024

Ministri Peci vizitoi prodhuesit bujqësor të Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 13 maj - Fermerët e Komunës së Prishtinës sot i ka vizituar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ku është njohur nga afër me ecurinë e aktivitetit bujqësor të këtyre prodhuesve.

Gjatë kësaj vizite, Ministri ka qëndruar tek fermerët e fshatrave Ballaban, Grashticë e Keqekollë, ku me këtë rast ka monitoruar edhe ecurinë e veprimtarisë së agrobiznesit “Era sh.p.k”, agro-biznes ky i cili ka për veprimtari kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave të malit.

“Gjatë këtyre vizitave u njoha me kapacitetin që kanë këta fermerë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave të malit e të cilët do ta kenë mbështetjen e Ministrisë për të zgjeruar dhe fuqizuar këto veprimtari bujqësore."

"Po ashtu, tek ky fermer pashë pasion dhe vullnet të pashoq për këtë veprimtari dhe i premtova se politikat tona do të jenë gjithmonë në dispozicion të bujqve punëtorë”, theksoi Ministri Peci.

Ndryshe, produktet e këtij agrobiznesi janë të certifikuara si organike përmes organeve të ndryshme certifikuese. Ky agrobiznes angazhon rreth 250 fermerë e banorë të zonës, të cilët bëjnë mbledhjen e produktit fillestar, si dhe ka një potencial të tharjes rreth 8 tonë për 24 orë, ndërsa kapacitetet e paketimit janë rreth 3000 paketime brenda një ndërrimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)