08 Gusht 2022

Ministri Peci merr pjesë në Forumin Global për Siguri Ushqimore

Prishtinë, 24 qershor - Në kuadër të Samitit të G7 i cili po mbahet në Berlin, nën organizimin e Ministrisë së Jashtme Federale, Ministrisë Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë dhe Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik u organizuan edhe tre forume diskutimi dhe grupe të punës, ku në forumin me temën “Veprimet për një Sistem të Qëndrueshëm Ushqimor dhe Bujqësi” kryesuar nga homologu gjerman, Cem Ozdemir mori pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
 
Në këtë forum Ministri Peci pati rastin të marr fjalën, ku ndër tjera theksoi disa nga hapat e ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qeveria e Kosovës, me qëllim të lehtësimit të veprimtarisë bujqësore për bujqit kosovarë, si dhe kontributin direkt në sigurimin e rezervave ushqimore, përmes programeve mbështetëse të MBPZhR-së.
 
Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian në sektorin e bujqësisë, qoftë përmes investimeve të huaja për të cilat kemi potencial të lartë si vend, por më e rëndësishmja është ajo përmes mundësimit të akreditimit të Kosovës në fondet e para-anëtarësimit IPARD në bujqësi.

“Këto fonde do të ishin një shtysë e ndihmesë e madhe për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si në prodhim, përpunim e ngritje të kapaciteteve njerëzore”, tha mes tjerash Ministri Peci.
 
Vlen të theksohet se gjatë forumit me temën “Përpjekjet Diplomatike dhe Veprimi i Menjëhershëm Humanitar”, të pranishmëve në mes të tjerëve ju adresua edhe Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili shprehu qëndrimet e SHBA-ve ndaj krizës ushqimore.

Ndërsa, gjatë forumit “Koordinimi i Veprimit në një Aleancë Globale për Sigurinë Ushqimore”, ministrja e Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Svenja Schulze, adresoi pikëpamjen e qeverisë gjermane dhe hapat konkret që duhen ndërmarrë me qëllim të unifikimit të veprimeve të cilat do të zbusin krizën e sigurisë ushqimore në mbarë globin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)