20 Prill 2024

Ministri Mustafa premton fuqizimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim drejtoreshën menaxhuese të Odës Ekonomike Gjermano - Kosovare, Nora Hasani bashkë me Arten Bajrushin, anëtar i bordit të kësaj ode dhe përfaqësues i kompanisë “Sharrcem”, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë fushë.

Ministri i njoftoi ata me politikat bujqësore të ministrisë për këtë mandat, me c’rast theksoi se në fokus do të jetë fuqizimi dhe avancimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, duke përfshirë këtu mbështetjen edhe për agrobizneset vendore.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e saj, drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani, e njoftoi ministrin me bashkëpunimin që kanë me organizatat ekonomike në Kosovë, si dhe bizneset e ndryshme dhe njëkohësisht shprehi gatishmërinë e saj që bashkëpunimi të thellohet në nisma konkrete.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)