23 Prill 2024

Ministri Mustafa në takim virtual me përfaqësues të FAO-së

Prishtinë, 26 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle të shoqëruar nga zyrtarë të FAO-s.

Në takim, mes tjerash u diskutua rreth programit të FAO-s për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për legalizimin e drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve.

Po ashtu, u fol edhe mbi prezantimin e menaxhimit shumë nivelesh të pyjeve dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës së pyjeve për zbutjen e varfërisë së grave dhe burrave rurale.

Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”,  i cili do të mbahet me 28 tetor në mënyrë virtuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)