18 Maj 2022

Ministri Faton Peci merr pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi

Berlin, 28 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi e cila po mbahet në Berlin. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë, këtë vit ky forum po i zhvillon punimet e veta online.

Tema kryesore e këtij viti ishte cilësia e tokës bujqësore dhe siguria ushqimore, ndërsa nga ana e tij, ministri Faton Peci në fjalimin e tij u zotua se përmes politikave bujqësore do të angazhohemi që t’i adresojmë shqetësimet të cilat lidhen me shëndetin e tokës, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e tokës nga degradimi, si dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të saj, me ç’rast u miratua edhe Deklarata e Përbashkët e shteteve pjesëmarrëse e titulluar “Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Tokës: Siguria Ushqimore fillon nga toka”.

“Ne kemi ndërmarrë një sërë hapash të cilat i adresojnë këto çështje duke u nisur nga themelimi i Task Forcës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Tokës Bujqësore, është hartuar dhe miratuar Koncept-dokumenti për Tokën Bujqësore, ndërsa gjatë këtij viti do të finalizohet Ligji për Tokën Bujqësore i cili rregullon menaxhimin e tokës bujqësore përfshirë edhe atë në pronësi shoqërore."

"Pjesë e agjendës legjislative të këtij viti është dhe Koncept-dokumenti për Rregullimin e Tokës i cili do të rregullojë konsolidimin / komasacionin e tokës”, shtoi mes tjerash ministri Peci.  

Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet nga Ministria Federale për Ushqim dhe Bujqësi në bashkëpunim me Senatin e Berlinit e cila trajton çështjet me rëndësi jetike e që lidhen me politikat globale të bujqësisë dhe ushqimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)