19 Mars 2024

Ministri Faton Peci aprovon Programin për Pagesa Direkte për vitin 2023

Prishtinë, 6 janar - Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur sot me Kryeministrin e Rep. së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njoftoi se ka nënshkruar/aprovuar Programin për Pagesa Direkte për Vitin 2023, i cili siç edhe tha Ministri Peci do të përmbajë shumë risi.

Është hera e parë që ky program është gati në fillim të vitit me qëllim që bujqit e Kosovës, të kenë qasje më të hershme tek mbështetja financiare institucionale.

“Ky Program sjell shumë risi ku ndër të tjera këtë vit për herë të parë do të përkrahim lulediellin si produkt strategjik të rëndësishëm për sigurimin e lëndës së parë për prodhimin e vajit ushqimor. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 Euro.  Risi tjetër është përkrahja financiare e gështenjës e cila do të subvencionohet me 504 Euro për hektarë”, theksoi Ministri Peci.

Ministri Peci tha gjithashtu se këtë vit vazhdojmë mbulimin e vlerës së akcizës së naftës në vlerë prej 0.36 Euro për litër, si dhe subvencionimin e pjesshëm të plehrave artificiale në vlerë prej 150 Euro për hektarë për kulturën e grurit, ndërsa 100 Euro për hektarë për misrin patatet dhe fasulet monokulturë.

Risi tjetër këtë vit është pagesa direkte për farën e grurit, ku përveç pagesës për sipërfaqe, plehrim e naftë për hektarë, bujqit do të subvencionohet edhe me 4 Cent për kilogram, që gjithsej vlera e përkrahjes do të jetë 614 Euro për hektar.

Ndërsa, tek subvencionimi i grurit pragu minimal i aplikimit do të jetë një hektar, kurse sasia e dorëzuar e grurit në mulli do të startoj nga 3000 kg.

Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi për materialet fidanore dhe pulat vojse.  Tek subvencionimi i grurit është ulur kriteri i pragut minimal nga 2 hektarë në 1 hektarë. Përshkallëzimi largohet edhe për sektorin e pulave vojse. Ndërsa, për herë të parë do të subvencionohen zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 Euro për zog.

Tek pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënëse me 450 Euro për hektarë.

Sa i përket bujqësisë organike, këtë vit do të subvencionohen me shtesë 50 Euro për hektarë sipërfaqet që janë në konvertim ndërsa kemi rritur përkrahjen në 100 Euro për hektarë për sipërfaqet e certifikuara.

Edhe këtë vit do të mbulojmë 75% të vlerës së Primës së Sigurimit, andaj inkurajohen të gjithë bujqit që ta sigurojnë mundin e tyre.

Në fund të fjalimit të tij, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se “Kemi dëshmuar dhe do vazhdojmë ta dëshmojmë vullnetin për avancim të bujqësisë me angazhim konkret në mënyrë që bujqit tanë të marrin mbështetje financiare të dinjitetshme nga Ministria dhe Qeveria”.

Vlen të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri tek hapja e periudhës për aplikimit për të gjithë të interesuarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)