18 Qershor 2021

Ministri Blerand Stavileci ka vizituar Fakultetin e Bujqësisë

Prishtinë, 28 prill - Në vizitën që sot i ka bërë ministri i bujqësisë Blerand Stavileci Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë janë vënë në spikamë çështjet më të rëndësishme nga niveli akademik për të thelluar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit  me këtë institucion të lartë arsimor.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Skënder Muji , pasi ka elaboruar  një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me historikun e këtij fakulteti, ai ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm për të shënuar rezultate gjatë periudhës në vijim.

Ministri Stavileci ka rikujtuar me këtë rast se çdo iniciativë e re, nuk mjafton vetëm të shënohet si deklaratë, por ato është mirë që të futen në një model afatgjatë të aplikueshëm  dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që secili të ketë përgjegjësi për punën e vet.

Kësisoji, tha tutje ministri Stavileci, të gjitha iniciativat e juaja janë të mirëseardhura për MBPZHR dhe ne do të jemi në kontakt të përhershëm me ju, në mënyrë që projektet të cilat i vlerësoni me prioritet,    t’i mbështesim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)