19 Qershor 2021

Memorandum për subvencionimin e fermerëve të Mitrovicës veriore

Prishtinë, 7 maj - Në lokalet e MBPZHR sot është nënshkruar një  Memorandum tripalësh Mirëkuptimi ndërmjet ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci, të  kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati dhe  me Koordinatorin e Zyrës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës për Veriun e Mitrovicës z. Ylber Hysa.

Me këtë Memorandum është paraparë   subvencionimi i fermerëve nga pjesa veriore e Mitrovicës për 100 hektarë tokë për mbjelljet pranverore me misër.  Shuma e mjeteve financiare me të cilën Ministria do ta mbështes Komunën e Mitrovicës do të jetë 28,000.00 €, kurse fermerët do të përfitojnë nga 280,00 € për hektar.

Me këtë memorandum  është paraparë  mbështetja direkte për mbjellje pranverore (misër) për fermerë të fshatrave të pjesës veriore të Komunës së Mitrovicës si: Suhodoll, Kroi i Vitakut, Gushavc, Vinarc dhe Vidimriç.
 
Kjo është mbështetja e parë që Qeveria e Republikës së Kosovës respektivisht MBPZHR u ofron bujqve në anën veriore të Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)