29 Mars 2024

MEF: S'ka kufizime apo ndalesa për eksportimin e rrushit

Prishtinë, 16 shtator - Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndjekur me shqetësim protestat e vreshtarëve të Komunës së Rahovecit dhe shqetësimet e ngritura nga ana e tyre.

Një ndër shqetësimet e ngritura që është përmendur nga ana e protestuesve, është edhe çështja e eksportimit të rrushit në tregjet regjionale, me theks të veçante në tregun e Republikës së Shqipërisë.

"Përmes kontakteve të rregullta Ministria e Ekonomisë dhe Financave është siguruar se nuk ekziston asnjë kufizim apo ndalesë për eksportimin e rrushit në Shqipëri apo në vendet tjera, përfshirë vendet e Unionit Evropian", thuhet në komunikaten e MEF-it.

Prodhuesit dhe tregtaret kosovar sipas MEF-it mund të realizojnë eksportet e tyre në Shqipëri dhe vendet tjera, kuptohet gjithmonë duke zbatuar dhe respektuar rregullat e parapara për eksport gjegjësisht importet në vendet ku synohet të eksportohen.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave  përmes  Doganës së Kosovës, është e gatshme të ndihmoj jo vetëm në dhënien e këshillave, por edhe në lehtësimin e eksportit drejt tregjeve regjionale e më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)