28 Mars 2024

MBPZHR procedon 24.9 milionë euro për pagesë të subvencioneve

Prishtinë, 28 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilllimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mbajti një konferencë për media përmes së cilës njoftoi se për një periudhë dy javore MBPZhR-ja ka proceduar për pagesë gjithsej 24.9 milionë Euro për bujqit përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022/ Subvencione.

“Që nga data 16 gusht e deri më sot, nga mjetet e ndara nga subvencionet kanë përfituar 16,593 aplikues. Ndërsa, edhe ditëve në vijim do të vazhdojmë me procesimin e mjeteve për përfituesit e tjerë në kuadër të këtij programi, deri në përfundim të plotë të të gjithë atyre që përfituan nga fondet e MBPZhR-së nga ky program”, tha Ministri Faton Peci në hyrje të fjalimit të tij.

Gjithashtu, Ministri Peci me këtë rast njoftoi se është mbyllur periudha e aplikimit për Programin për Zhvillim Rural / Grante në bujqësi në vlerë prej mbi 26 milionë euro dhe nga mesi i javës që vijon, do të fillojmë me procesin e vlerësimit të projekteve.

Duke patur për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve të granteve, MBPZhR në bashkëpunim me CIVIKOS-in ka hapur thirrjen për anëtarë të shoqërisë civile, të cilët do ta monitorojnë këtë proces.

“Thirrja është e hapur deri me datë 31 gusht, andaj ju ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi, për të mbrojtur e garantuar kështu vlerësimin meritor për të gjithë të involvuarit në proces”, shtoi Ministri Peci.

MBPZhR-ja, përmes njoftimeve të shumta për kultivuesit e grurit ka bërë thirrje që dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Pagesa për këtë kategori, në vlerë prej 0.03 €/kg, do të realizohet pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës së grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

Vlen të theksojmë se thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e parë për qumështin sipas cilësisë, therrjet e raportuara, akuakulturë dhe e viçave për majmëri ka përfunduar me datë 19.08.2022 dhe numri total i aplikuesve është 1,414 fermerë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)