19 Qershor 2021

MBPZHR, memorandum bashkëpunimi me Sindikaten e Bujqve

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci dhe Tahir Tahiri, kryetar i  Federatës së Bujqve të Kosovës kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, me  të  cilit rregullohen  aktivitete të caktuara në sektorë të bujqësisë. 


Ministri Blerand Stavileci, duke iu drejtuar anëtarëve të Kryesisë së Konfederatës së Bujqve,  tha se kjo formë e partneritetit është frymë e re e bashkëpunimit dhe   dialogut të përhershëm ndërmjet ministrisë dhe sindikatës së bujqve.


Me këtë Memorandum janë paraparë një varg aktivitetesh vepruese për  realizimin e projekteve, aktiviteteve, kërkesave dhe qëllimeve në bujqësi dhe zhvillim rural, nëpërmjet komunikimit, dialogut, pjesëmarrjes në grupet punuese të MBPZHR dhe respektimit të ligjeve, politikave dhe procedurave rregullative, si dhe pjesëmarrja e përbashkët e ekipeve në terren që verifikojnë të dhënat për projektet e subvencioneve dhe granteve.  


Po ashtu me këtë dokument relevant është paraparë   angazhim i përbashkët për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore, sidomos për kulturat dhe produktet me vlerë të lartë strategjike për ekonominë e vendit.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)