13 Maj 2021

MBPZHR me Strategji të Hortikulturës

Prishtinë, 11 shkurt - Me qëllim të avancimit të rezultateve në sferën e perimkulturës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hartuar  Strategjinë e Hortikulturës, që ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e këtij sektori  bujqësor.  

Dihet se Kosova importon shumë pemë, sidomos mollë dhe dardha dhe dihet se prodhimi i  pemëve është shumë fitimprurës, nëse përdoret teknologji bashkëkohore. Kosova ka potencial të mirë për rritjen e prodhimit të mollëve.

Me këtë Strategji është paraparë që deri më 2013 mund të mbillen 560 ha me mollë. Nëse zbatohet ky trend i rritjes së prodhimtarisë së mollëve, në vitin 2018 parashihet që Kosova, jo vetëm se do të ketë prodhime me bollëk për nevojat e veta, por do të eksportojë  mbi 1.5 milionë kg. mollë në shtetet e ndryshme të rajonit, por edhe më larg.

Po ashtu, mbi bazën e kësaj strategji parashihet të shtohen  sipërfaqet me dardha, vishnje dhe pemë të imëta; si boronicat, manaferrat dhe mjedrat . Me strategji parashihet  të bëhet sigurimi i   fidanëve cilësorë me çmime të arsyeshme, ku do të aplikohej edhe një skemë me pjesëmarrje 1:1 për fidanishtet që funksionojnë me standardet e kërkuara .

Strategjia parasheh hartimin e legjislacionit përkatës dhe zhvillimin e fushatës për çrrënjosjen e djegies bakteriale, sigurimin e përkrahjes financiare (prej 30% investim në të gatshme) për pemishtet e posa hapura dhe për depot ftohëse, sigurimin e këshillave dhe trajnimit rreth çështjeve kritike, siç janë ngritja e pemishteve, krasitja/rrallimi dhe plehërimi.

Kjo Strategji parasheh që gjatë pesë viteve të ardhshme duhet investuar 37 milionë €, kështu që subvencioni prej 30% për investime arrin shumën prej 11 milionë ose 2,2 milionë € në vit.

Këto investime do të gjenerojnë 12 milion € të ardhura shtesë në vit dhe rreth gjysmë milioni ditë pune. Nëse supozohet që një njeri punon 200 ditë/vit, kjo është e barabartë me rreth 2.500 vende pune me orar të plotë ose 5.000 vende pune me gjysmë orari.

Strategjia e tanishme ndërtohet mbi strategjitë e mëhershme të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)