18 Prill 2024

MBPZhR mbajti konferencën me donatorë për sektori i bujqësisë

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci organizoi konferencën me donatorët e sektorit të bujqësisë me titull "Orientimet strategjike për zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” në të cilën morën pjesë përfaqësues nga organizata të shumta botërore, siç janë: Komisioni Evropian, Banka Botërore, USAID, GIZ, FAO, JICA, UNDP, etj; të cilat ndër vite e kanë mbështetur sektorin e bujqësisë kosovare përmes projekteve të shumta.

Në hapjen e kësaj konference, fjalën e tij kryesore përshëndetëse e pati Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i cili para të pranishmëve potencoi sukseset e arritura në aktivitetet për të përmbushur prioritetet dhe obligimet e saj në përmirësimin e politikave, avancimin e legjislacionit, rritjen e transparencës, si dhe sfidat me të cilat përballet MBPZhR-ja në kryerjen e obligimeve, e që në disa prej këtyre rasteve nevojitet përkrahje e partnerëve ndërkombëtar nga sektori të cilin Ministri Peci e drejton.

“Përmes përkrahjes së partnerëve tanë, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencitë në vartësi të saj deri më tani kanë përfituar projekte përmes së cilave janë ngritur kapacitetet si ato njerëzore ashtu edhe ato të hartimit të politikave. Kemi arritur që me buxhet vetanak, të rrisim mbështetjen financiare për bujqit deri në 70 milionë Euro, ndërsa synojmë që kjo shifër të arrijë 100 milionë”, tha në fjalimin e tij hyrës Ministri Peci.

Ai gjithashtu shtoi se prania e korit diplomatik sot në këtë takim është tregues i qartë i vullnetit për të qenë bashkëshoqërues dhe bashkë-kontribuues i përpjekjeve tona drejt avancimit të sektorëve që portfolio i MBPZHR-së mbulon.

Në këtë konferencë, nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani para të pranishmëve paraqiti dy prezantime, njëra me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, në të cilin u prezantuan objektivat strategjike dhe specifike të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 - 2028 dhe objektivi i përgjithshëm i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030.

Përmes prezantimit të dytë me titull “Projektet potenciale për zhvillim të Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, Sekretari Hasani paraqiti disa prej projekteve potenciale të identifikuara në bazë të sektorëve potencialë, siç është sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe sigurisë ushqimore.

Nga kjo tryezë mjaft e rëndësishme në të cilën morën pjesë përfaqësues të organizatave të shumta ndërkombëtare morëm konfirmimin e partnerëve ndërkombëtar se do të vazhdojnë përkrahjen për avancimin e sektorit të bujqësisë aspektin e zhvillimit të resurseve të brendshme humane, qasje në financa dhe financim të projekteve kapitale.

Gjithashtu, pjesë e konkluzioneve për të cilat palët pjesëmarrëse u dakorduan për realizim të tyre ishte se konferenca të tilla duhet të organizohen më shpesh dhe ato duhet të jenë të koordinuara mes donatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)