19 Prill 2024

MBPZHR dhe MAPL nënshkruajnë memorandum me investitorë të huaj

Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, me Drejtorin e Përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, Selim Erdem.

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, hapën rrugët e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe IATP-KOS dhe investimeve që ky investitor synon që t’i realizojë në Kosovë.

Ky investim ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, investimin në infrastrukturë bujqësore e të ngjashme duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.

Ky investim ka vlera shumë milionëshe dhe planifikohet që të realizohet për një periudhë tre vjeçare me qëllim të krijimit të 55 serrave hidroponike në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Në bazë të këtij projekti parashihet që të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, ndër ta 50% gra, së paku 30% të rinj dhe një numër i konsiderueshëm i personave me nevoja të veçanta.

Duke pasur parasysh pozitën strategjike të Kosovës dhe potencialin që ofron për zhvillim ekonomik, Ministri Faton Peci dhe Ministri Elbert Krasniqi mirëpresin të gjithë investitorët e interesuar për investim në Republikën e Kosovës, në sektorin e bujqësisë dhe më gjerë.

Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri Peci, Ministri Krasniqi si dhe Erdem kanë shprehur mbështetjen e ndërsjelltë për realizimin e objektivave të parapara me këtë memorandum të mirëkuptimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)