26 Shtator 2021

MBPZHR angazhohet që sigurimet të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore

Prishtinë, 3 korrik - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot gjatë ditës fshatrat Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë në Komunën e Mitrovicës dhe Zubin Potokut.

Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku, Ministri Faton Peci vizitoi fermerë të kësaj zone të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshërit.

Gjatë kësaj vizite Ministri Faton Peci i njoftoi fermerët dhe kultivuesit e kësaj zone se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.

Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore.

Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)